“Defender 25”, Rama: Një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Evropë dhe Afrikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pa postuar një video të ushtrisë shqiptare gjatë stërvitje ushtarake “Defender 25”.

Ai ka vlerësuar se stërvitje ndërkombëtare është një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë.

Në videon e postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai iu ka uruar shqiptarëve një fundjavë të mbar.

“MIRËMËNGJES dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.