Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shqetësimet e djeshme të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, për rënien e natalitetit të Kosovës.
Analisti ka treguar për standardin jo të mirë me të cilën rriten fëmijët kosovar.
Duke folur për këtë standard, ai ka ironizuar duke thënë se Kosova ka mjaft fëmijë krahasuar me kushtet dhe ambientin.
Është përmend sot që “rënia e natalitetit është alarm kombëtar”. Ne nuk jemi në ndonjë rrezik tash kombëtar me shiqu kështu. Mirë është shumë me pas familje të mëdha po është vështirë me këtë standard. Besa edhe cilësia është më e rëndësishme sesa kuantieti apo numrat. Mundesh me i pas 1,000 individë me shumë ndikim dhe dije e mundesh ne i pas 25,000 që nuk kanë ndikim sa qata 1,000. Me rëndësi është me kriju kushte të mira për fëmijë, e jo ndoshta aq e rëndësishme numri. Tema e fokusi jonë ndoshta duhet me qene, si me i kriju qato kushte sa më të mira. A i kemi tash kushtet e mira? A kemi ndonjë vizion e ide si me jetëm dhe rrithen e fëmijëve ma të mirë? Shiqoji testet në PISA, e shiqoje gjithashtu cilësinë e ajrit që thithin fëmijët shumicën e ditëve të vitit, për fillim”, ka shkruar ai.
