Tre muaj pa zgjidhje: Ngërçi politik rrezikon të zgjasë deri në vjeshtë

Gazetarja dhe publicistja Flaka Zurroi ka komentuat ngërçin politik, i cili ka hyr në muajin e tretë.

Ajo ka vlerësuar se procesi i konstituimit të Kuvendit është shndërruar në cirk.

Në opinionin javor të saj në “Koha”, Surroi ka shkruar se kjo është duke ndodhur për shkak të kokëfortësisë së VV-së.

“Cirku i Kuvendit po vazhdon, tash e dy muaj. Kemi hyrë për të tretin dhe me gjasë do të shkojmë kështu deri në vjeshtë. Për shkak të insistimit super kokëfortë të VV-së që të shkohet me votimin e fshehtë, që sipas tyre do ta sillte zgjedhjen e Haxhiut, sepse ka deputetë të opozitës së deridjeshme, që do t’i shmangeshin disiplinës partiake”, ka shkruar ajo, duke shtuar se votimi i fshehtë mund të jetë thikë me dy tehe për VV-në.

“Por, nga ana tjetër, shkelja e Rregullores së Kuvendit me ndryshimin e formës së votimit, do të mund të ishte edhe thikë me dy tehe: a e kanë sigurinë e plotë se të gjithë deputetët e VV-së me partnerë, do ta votonin njëmend Haxhiun? Apo edhe aty do të mund të ndodhte shmangia nga disiplina partiake. Këtë punë e dinë vetëm ata. Por fundja, kjo s’ka rëndësi, sepse votim të fshehtë nuk do të ketë”, ka shkruar Surroi.