Prokuroria jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në parkun “Karagaçi” në Pejë

Një burrë është gjetur pa shenja jete sot në Parkun “Karagaç” të Pejës, lidhur me ngjarjen e rëndë pos policisë u deklarua edhe Prokuroria e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, se trupi i pajetë pritet të dërgohet për obduksion.

“Njësitë relevante policore janë në vendin e ngjarjes, bashkë me Prokurorin e Krimeve të Rënda. Me urdhër të Prokurorit pritet që të bëhet tërheqja e trupit dhe të dërgohet për obdukim”, tha Nikçi.

“Për detaje tjera lidhur me rastin do t’ju njoftojmë sa të kemi informacione të reja”, theksoi ai.