Ariana Grande do t’i bashkohet Robert De Niros në vazhdimin e filmit “Meet the Parents”

Vazhdimi i ri, premiera e të cilit është planifikuar për 25 nëntor të vitit të ardhshëm, do të drejtohet përsëri nga John Hamburg, i cili është edhe autori i skenarit.

Hamburgu ishte një nga shkrimtarët që punoi në tre seritë e mëparshme: “Meet the Parents”, “Meet the Fockers” dhe “Little Fockers”.

 

 

Përveç rolit të Arianës, detajet e të cilit nuk dihen ende, është konfirmuar se në film do të rikthehen aktorët origjinalë: Robert De Niro, Ben Stiller, Teri Polo dhe Brythe Danner.

Filmi është prodhuar nga ekipi i njohur që përfshin Jane Rosenthal dhe De Niro (Tribeca Productions), Jay Roach (Delirious Media), Ben Stiller dhe John Lesher (Red Hour Films) dhe John Hamburg (Particular Pictures).

Filmi i parë i serisë komike arriti një sukses të madh, duke fituar më shumë se 290 milionë euro në arkat globale, duke e bërë atë filmin e shtatë me fitimet më të larta të vitit 2000.

Vazhdimet e tij e kanë forcuar më tej popullaritetin e serisë, me fitimet totale bruto të të gjithë filmave që tejkalojnë një miliard euro në të gjithë botën.

Roli i Arianës në “Wicked”, ku ajo luajti rolin e Glindës, bëri për vete audiencën dhe kritikët, duke i siguruar asaj nominime për Çmimin e Akademisë, Çmimin Golden Globe, Çmimin SAG dhe Çmimin BAFTA për ‘Aktoren më të Mirë’.

Filmi u nominua për 10 çmime Oscar, përfshirë kategorinë për ‘filmin më të mirë’, dhe fitoi ‘çmime për kostumografi dhe skenografi’.