Adeyemi viziton memorialin e UÇK-së në Shtërpcë, bën edhe shqiponjën

Sipas pamjeve që i ka shpërndarë ai vetë në profilet e tij në rrjete sociale, Adeyemi ka vizituar memorialin e UÇK-së në Shtërpcë, ku ka bërë me duar edhe simbolin e shqiponjës dykrenore.

Karim Adeyemi te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë, 27 maj, 2025. Foto: Profili zyrtar / Instagram

Në këtë vizitë, ylli gjerman është i shoqëruar me gruan e tij, këngëtaren Loredana Zefi, sikurse edhe me disa miq të tyre.

Postimin e futbollistit e ka shpërndarë edhe Loredana, duke ia bashkëngjitur një zemër.

Çifti Adeyemi kanë një kohë që janë bashkë. /Klankosova.t