Dua Lipa shijon disa ditë relaksi në Monako dhe Kanë – publikon fotografi provokuese në bikini

Në një postim të fundit në Instagram, ku numëron miliona ndjekës nga e gjithë bota, Dua ndau disa fotografi nga pushimet e saj luksoze në Monako dhe Kanë.

“Një pauzë e shkurtër”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke treguar se po merr kohë për veten përpara sfidave të radhës.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në foton e parë, këngëtarja shihet e veshur me bikini, duke ekspozuar me krenari linjat trupore dhe stilin e saj të njohur elegant. Pamjet e tjera tregojnë momente të këndshme me motrën e saj, Rinën, dhe vëllain, Gjinin, me të cilët po kalon kohë cilësore gjatë pushimeve.

Eleganca dhe thjeshtësia e saj nuk mungojnë as në këto ditë relaksi, ku Dua paraqitet me veshje verore të kuruara dhe buzëqeshje të përhershme në fytyrë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Pushimet në Monako dhe Kanë vijnë si një frymëmarrje e merituar për këngëtaren e hitit Houdini, e cila kohët e fundit ka qenë shumë aktive me publikime të reja muzikore dhe paraqitje në skena ndërkombëtare.

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram