Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjuajtje me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në kryeqytet, shkruan Insajderi.
Është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri ku dyshohet se nga dy vetura në lëvizje persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri.
Lidhur me rastin në stacion policor janë paraqitur tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri prej tyre ka dorëzuar armën e tij.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendër të mbajtjes./Insajderi
