Rashiq i del kundër Sveçlës për incidentin në veri, akuzon Policinë e Kosovës

Ministri në detyrë, Nenad Rashiq ka akuzuar Policinë e Kosovës se përdori “forcë të papërshtatshme” gjatë incidentit në veri, derisa i ka kërkuar kolegut të tij në Qeverinë Kurti, ministrit Xhelal Sveçla, që të sigurohet që incidente të tilla mos të ndodhin më.

Ani se ky i fundit tha se Serbia po bën propagandë, dhe se nuk pati dhunë por vetëm kërkesë të zyrtarit policor që mos të provokohen qytetarët, Rashiq në një reagim të publikuar në faqen e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ka pasur qëndrim më ndryshe.

“Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dënon incidentin e djeshëm në veri të Mitrovicë, gjatë së cilit dyshohet se zyrtarë të Policisë së Kosovës përdorën forcë të papërshtatshme ndaj një të diplomuari nga shkolla e mesme…

Ministri Rashiq ka folur me kolegun e tij, Xhelal Sveçla dhe i ka kërkuar që ‘ti ndërmarrë të gjitha masat që të sigurohet se raste të tilla nuk do të ndodhin më. Rashiq po ashtu ka njoftuar se do të dorëzojë një kërkese zyrtare te Inspektorati i Policisë së Kosovës të hënën për një hetim të rrethanave të këtij rasti…” – thuhet aty.