Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë U 21, në fund të majit do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore.
“Dardanët” e rinj në të dy ndeshjet do të përballen me Maqedonin e Veriut, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri Afrim Tovërlani, ka publikuar listën me futbollistët e ftuar.
Ndeshja e parë, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet më 28 maj, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 19:00.
Derisa, përballja e dytë luhet në Maqedoni, më 31 maj, nga ora 15:00.
