Kryediplomatja evropiane Kaja Kallas, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të takohet me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e partive politike.
Për këtë vizitë së pari herë ekskluzivisht ka raportuar Klan Kosova.
Ajo para disa ditësh mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt në Tiranë.
Para gazetarëve, Kallas foli edhe për pritshmëritë e saj për dialogun Kosovë-Serbi.
“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, ka thënë ajo.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së dje ishte edhe në Serbi ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit, Kallas deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi, me patjetër duhet të avancojë./ Klankosova.tv.
