Kurti e Hamza “kuvendojnë” në “Minatori”

Skuadra mitrovicase “Trepça” u shpall sonte kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti “Bashkimin” për të mbyllur serinë në 4-2.

Tribunat e palestrës “Minatori” ishin të mbushura plot tifozë, ndërsa kishte edhe fytyra publike, raporton Klankosova.tv.

Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, sikurse edhe kryetari Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili në zgjedhjet e fundit garoi për kryeministër me PDK-në.

Ndonëse ata ishin ulur në rreshtin e parë, por jo krejtësisht afër njëri-tjetrit, dyshja gjeti kohë që të bisedonin për pak minuta pas përfundimit të ndeshjes.

Pamjet janë kapur nga kamerat e platformës Artmotion, ku edhe u transmetua kjo ndeshje e zjarrtë. /Klankosova.tv