Një person në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga njësiti FAST në territorin e Republikës së Kosovës.
I dyshuari ka qenë i kërkuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Siç mëson Klankosova.tv, ai kërkohet nga institucionet maqedonase për veprën penale “vrasje”.
Ndërkaq, portali “Sinjali” raporton se i dyshuari është Isak Musli.

