“Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet, i la tre fëmijë”, familjarja tregon për raportin e të ndjerës me burrin që e vrau

Për këtë rast tragjik, një familjare e të ndjerës ka treguar se Gjyljeta ka pasur gjithmonë vuajtje dhe zbuloi se bashkëshorti i të ndjerës ka një kohë të gjatë që ka qenë i papunë.

“Ka pasur probleme, ka qenë në depresion, por Gjyljeta e ka mbajtur afër. E ka mbrojtur familjen e vetë, fëmijët dhe burrin e vetë dhe në fund u sakrifikua”, tha familjarja e të ndjerës.Ajo tutje tha se Gjyljeta pasnesër do ta festonte ditëlindjen e 43-të.

“Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet. Komunikimi im i fundit me të ka qenë diku para 10 ditësh. Ajo sot është zgjuar, ka pirë kafen e mëngjesit dhe u bë gati për punë”, tha ajo në Kosova Today në Klan.Tutje, familjarja e gruas së vrarë tha se tre fëmijët janë te familja e saj.“Gjyljeta e ka dashur shumë, atë që e deshi shumë, ia mori jetën”, u shpreh tutje familjarja e cila tha se familja është jashtëzakonisht e tronditur.