Gjyljeta Ukella është gruaja që sot mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë. E ndjera punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.Për vdekjen e saj ka reaguar Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Pejë, shkruan Insajderi.
Ajo në reagimin e tyre është cilësuar si një grua e urtë, që është karakterizuar nga personaliteti.Të njëjtit kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e saj.
“Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizu personalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë!”, thuhet në reagim e tyre.