Osasuna dukej se do të barazonte rezultaitn në minutën e 90+7-të në El Sadar të hënën mbrëma, kur ndodhi tashmë një incident famëkeq penallti.Pas një rishikimi të gjatë të VAR-it në kohën e ndalimit, u gjykua se golashënuesi më i mirë i Osasuna, Ante Budimir ishte faulluar nga Hugo Guillamon.
Me pak më shumë se një minutë të mbetur nga shtatë të shtuara fillimisht, Budimir mori përgjegjësinë të gjuante nga 11 metra.Duke u përpjekur të mashtronte portierin gjigant gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, Budimir dështoi në hapin e tij dhe u vonua akoma më tej ndërsa priste që portieri i Valencias të lëvizte, por ai nuk e bëri.
Rezultati ishte një përpjekje që do ta ndjekë Budimirin për ca kohë dhe mund të konsiderohet si penallti më e dobët në histori të futbollit. /Telegrafi/
KLIKO KETU PER VIDEO