Nesër për të 12-ën herë me radhë do të mblidhen deputetët në tentativën për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Kjo seancë e cila zhvillohet 48-orë nga paraprakja mbahet nga ora 10:00, njofton Klankosova.tv.
Lidhur me mbajtjen e saj tashmë ka dalë me një njoftim zyrtar edhe parlamenti.
Seanca e së hënës u ndërpre pasi nuk kaloi komisioni për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.
