Shoqërohet në komisariat kandidati i PD në Fier, kundërshtoi policët që po hiqnin banderolën

Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fation Semanjaku është shoqëruar në komisariatin e policisë Fier

Top Channel shkruan se kjo ndodhi disa minuta më parë pasi ka kundërshtuar policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit.

Për të evituar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë policia e cila e ka shoqëruar deri në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë.

Ndërkohë PD këtë e ka cilësuar ndalim me urdhër politik sepse po bën fushatë.