Mehmetaj e qet krejt kontratën 60 milionëshe të Faton Pecit, dyshohet për shkelje të rënda ligjore

Gazetari Lirim Mehmetaj raportoi dje ekskluzivisht për një rast të dyshuar korruptiv që përfshin Ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili dyshohet se ka orkestruar një aferë miliona euroshe përmes një kontrate të errët me një biznes privat – një veprim të cilin gazetari e dëshmoi se është realizuar me aprovimin e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në një video-adresim në Facebook të dielën, Mehmetaj ka bërë publike në tërësi një kontratë në kundërshtim flagrant me ligjin për pronën publike, duke e konsideruar atë “një krim të strukturuar me pasoja katastrofale për financat e shtetit”. Vlera e dëmit: plot 60 milionë euro. Mehmetaj bëri të ditur se këtë kontratë e ka dorëzuar te organet kompetente dhe se me lëndën po merret prokurori Kujtim Munishi. Mehmetaj ka kërkuar transparencë në lidhje me këtë rast.