Koncerti më i madh i yllit të popit u pagua nga qyteti në një përpjekje për të rigjallëruar ekonominë e Rios. Ata presin që kjo mund t’i sjellë 100 milionë dollarë ekonomisë lokale.
Performanca e së shtunës ishte pjesë e një turneu promovues për albumin e tetë të Lady Gaga-s, Mayhem, këngët e të cilit përfshijnë Abracadabra dhe Die With a Smile.
Ajo performoi për herë të fundit në Brazil në vitin 2012, transmeton Klankosova.tv
Disa fansa – të njohur si “Përbindëshat e Vogël” të Gagës – filluan të prisnin në radhë herët në mëngjes dhe pritën në radhë të gjata për të fituar qasje në plazh.
Lady Gaga nuk është personi i parë që dha koncert falas në Rio. Madonna pati koncert në plazhin Copacabana në maj 2024, i cili u pagua gjithashtu nga qyteti. / Klankosova.
