Në një përgjigje ekskluzive për klankosova.tv, drejtori i Klinikës Emergjente, ka konfirmuar se ndaj të plagosurit të sontëm në Emshir, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Ai bënë të ditur megjithatë, se pas konsultave të nevojshme, ai mbetet ende për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë, transmeton klankosova.tv.
”Po po dihet veç që është i plagosur, gjendja stabile është, janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, dhe pas konsultave të nevojshme do të vazhdon trajtimin në klinikën e Ortopedisë”, u shpreh Naser Syla.
