Gjërat që duhet të bëni nëse doni të jetoni më gjatë

Ja disa gjëra që duhet të bëni veçanërisht nëse doni të jetoni gjatë dhe mirë.

Jetëgjatësia nuk është më një sfidë nëse ju bëni gjërat e duhura, që nga ndërtimi i stilit të jetës, tek ushqimi, rrethi shoqëror, natyra e angazhimeve dhe aktiviteteve etj.

Nuk po flasim vetëm për “Zonat Blu” të botës, në rajonet si Italia, Japonia dhe Greqia ku ka më shumë 100-vjeçarë, por për një standard jetese ku jetëgjatësia deri në këtë moshë është një mesatare e pranueshme.

Ndërsa shpesh na thuhet se cilat dieta dhe zakone janë çelësi i moshimit të shëndetshëm, ja disa gjëra që duhet të bëni veçanërisht nëse doni të jetoni gjatë dhe mirë.

Hiqni stresin

Stresi ndikon negativisht në shëndet. Jo vetëm që përshpejton moshimin, por gjithashtu pengon funksionin e sistemit imunitar dhe sistemit tretës. Ndërsa stresi është i pashmangshëm, ekspertët thonë që të merrni kohë për t’u çlodhur duke bërë frymëmarrje të thella kur ndiheni të tensionuar.

Dietë me bazë bimore

Mishi i kuq është i lidhur me shumë sëmundje, nga ato të zemrës, diabeti, kanceri etj. Por, studiuesit e “Zonave Blu” kanë arritur në përfundimin se një dietë me bazë bimore që mbështetet edhe te perimet, frutat dhe bishtajoret si fasulet, thjerrëzat luajnë rol jetik në jetëgjatësi.

Rregulli i 80%

Ju keni dëgjuar për rregullin 80/20, pra të hani ushqim shumicën e kohës, ndërsa 20% e kaloni në kënaqësitë e tjera të jetës. Por, nëse doni të investoni në jetëgjatësi, ka një rregull tjetër: të ndiheni 80% të ngopur dhe pjesën tjetër ta kaloni me aktivitete dhe angazhime të tjera.

Lëvizni më shumë

Nuk është çudi që lëvizja dhe stërvitja kontribuojnë në një jetë më të shëndetshme, ndërsa të punuarit ulur dhe qëndrimi në pasivitet për një kohë të gjatë ka ndikim negativ tek të gjitha moshat.

Gjeni miq

Sidomos pas epidemisë Covid-19 është e qartë se njerëzit kanë nevojë për lidhje dhe ndërveprim. Jeta sociale, ndarja e kohës me miq sjell shumë efekte pozitive jo vetëm në aspektin social, por edhe në jetëgjatësi.

Jepini përparësi njerëzve të dashur

Në të njëjtën mënyrë, të kalosh më shumë kohë me familjen dhe të dashurit është çelësi për të jetuar gjatë. Sipas ekspertëve, ata që jetuan më gjatë shpesh banonin pranë prindërve ose gjyshërve dhe kalonin kohë cilësore me fëmijët, nipërit dhe mbesat.

Ndërtoni një komunitet

Të gjithë duan të ndihen sikur i përkasin një shoqërie apo grupi të caktuar, që do të thotë se ata kanë interes për gjërat shpirtërore dhe mirëqenien personale. Të marrësh pjesë në një aktivitet në komunitet i sjell dobi shëndetit tuaj dhe rrjedhimisht ndikon në jetëgjatësi.

Gjeni një qëllim në jetë

Gjetja e një qëllimi është diçka e rëndësishme për jetëgjatësinë tuaj. Mund të jetë një kërkim shkencor, një udhëtim shpirtëror, një angazhim i ri, pra një qëllim që nuk e keni pasur më parë, por që ju mban të “karikuar” për të gjetur motive dhe qasje të reja në jetë.