Ajo ka qenë e ftuar sot në “Fan Club” ku ka dhënë përgjigjie mbi shumë pikëpyetje.Duke u shprehur se mendonte se ende nuk ishte momenti i duhur që të dilte nga shtëpia, Ilnisa tha se është e lumtur që Meritoni është ende në shtëpi.
Dhe sa i takon deklaratës së bërë nga moderatori ku thoshte se do të dilte nga shtëpia nëse eleminohej Ilnisa, gazetarja u shpreh se nuk do e lejonte një gjë të tillë.“Kjo, kjo është diçka që unë nuk do ta lejoja kurrë.
Më prek kjo pjesë.Po e shikoja pak teksa po vija në makinë dhe ishte Juli gjoja duke e vënë me shpatulla pas murit duke I thënë se për dashurinë kishte premtuar se do dilte dhe kjo më duket shumë për të sulmuar një kundërshtar, për hir të dashurisë”-tha ajo.