PDK konfirmon pjesëmarrjen nesër në vazhdimin e seancës së ndërprerë

Tashmë edhe Vjosa Osmani ka konstatuar obligimin se seanca e ndërprerë duhet të vazhdojë jo më larg se 48 orë që nga ndërprerja.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë për media se marrin pjesë dhe se kshtu obligohen nga Rregullorja e Kuvendit të Kosovls.

“Asgjë nuk ka ndryshuar”, i tha Çitaku medias “Gazeta Express” pyetur rreth qëndrimin që anëtarët e qeverisë, përkatësisht 10 prej tyre, duhet të japin dorëheqje valide nga postet e tyre qeveritare për të vijuar me betimin si deputetë.