Podujeva nuk ndalet: Edhe këtë vit shpall fitues tenderi mbi buxhet- shkolla “Nuhi Gashi” kushton më shumë se parashikimi

Komuna nuk arriti të planifikojë buxhetin e saj për vitin 2025 në mënyrë efektive për të financuar këtë projekt. Për ndërtimin e shkollës Nuhi Gashi në Bradash, komuna përcaktoi një buxhet prej 550 mijë eurosh, po ashtu kjo shumë u shfrytëzua si një vlerë e përcaktuar në hapjen e tenderit në janar të këtij viti.

Fitues i tenderit u shpall kompania “ARAD 94” SH.P.K., e cila ofroi një shumë prej 624,249.74 eurosh, e cila ishte mbi 70 mijë euro më e lartë se vlera paraprake e kontratës që ishte 550 mijë euro. Kohëzgjatja e punimeve u caktua të jetë 360 ditë.

Është një rast i pa paprecedent në prokurimet publike, tek kontrata e vlerës së mëdha që po e përsëritet nga Komuna Podujevës që mbi një vit, duke tejkaluar thuajse secilin vlere të parashikuar të kontratave. Demorkacia.com ka bërë disa raportime lidhur më tejkalimin e vlerave.

Nëse çmimi i kontratës është më i lartë se vlera e parashikuar e tenderit, tregon se autoriteti kontraktues nuk e ka bërë si duhet llogaritjen e vlerës së parashikuar. Për më tepër, Ligji i Prokurimit në këtë rast ka paraparë që të anulohet në tërësi procesi i prokurimit dhe më pas të shtohen mjetet e tjera dhe të hapet tender i ri.

Neni 62 i Ligjit të Prokurimit flet për “Përfundimin e Aktivitetit të Prokurimit” dhe aty është caktuar qartë se në këtë rast duhet të anulohet procedura e prokurimit.

  1. Autoriteti kontraktues mund të përfundojë atë aktivitet të prokurimit, i cili nuk do të rezultojë në dhënien e kontratës vetëm për njërën nga arsyet: “1.2. të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”, thuhet në pikën 1.2 të nenit 62.

Edhe Rregullorja nr. 001/2022 për Prokurimin Publik, neni 43 flet për “Ndërprerjen e procedurave të prokurimit”.

“43.7 Procedura e prokurimit pas hapjes së ofertave mund të anulohet për arsyen e mëposhtme:

  1. të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e AK. Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime të cilat në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”.

Rasti i fundit vetëm sa e forcon trendin e Podujevës për të shpërblyer operatorë me oferta më të larta se vlerat e parashikuara, pavarësisht kufizimeve ligjore. /Demokracia.com/