Egla ishte banorja e parë që i shpëtoi nominimit me Meritonin dhe Ilnisën, duke u bërë e para që rikthehet në shtëpi nga Dhoma e Bardhë.
I dyti ishte Meritoni, me Ilnisën që i dha fund përfundimisht aventurës së saj në Big Brother dhe duke hequr dorë përfundimisht nga gara për Çmimin e Madh.
Ilnisa tha pas largimit që“e fitova ‘Big Brother’-in, sepse fitova dashurinë.” Ajo i kërkoi ndjesë publikut për rastet kur situata është bërë e pakëndshme dhe tregoi pengjet e saj për lojën në “Big Brother VIP”.
Gjatë një lidhje me shtëpinë, Ilnisa i është drejtuar Meritonit të përlotur për largimin e saj duke thënë: “Unë vdes për sytë e t’u. Dash zoti do të vijë së bashku me Loarin aty brenda. Mos harro skemat që kemi bërë bashkë në mënyrë që të merret vesh njëherë e mirë që ky edukim shërben për gjithçka”.