Xherdan Shaqiri ka treguar edhe njëherë se është lojtari kryesor i Chicagos dhe një nga më të mirët që ka shkelur në MLS.
Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane i ka dhënë tre pikët skuadrës së tij Chicago Fire në përballje me Houston Dynamo, pasi kanë fituar me rezultat 2-1.
Shaqiri ka qenë titullar si gjithnjë dhe kapiten i skuadrës së tij, derisa pas 10 minutave lojë ai gjeti golin e parë në ndeshje.
Gjilanasi ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti për ta kaluar Chicagon në epërsi 1-0.
Megjithatë mysafirët barazuan në minutën 65-të, para se Chicago ta shënonte golin e fitores 13 minuta më vonë.
Sërish në skenë doli Xherdan Shaqiri me një asistim të pabesueshëm nga gjysma e fushës për Gutierrez i cili nuk e pati të vështirë të shënonte për 2-1.
Për Shaqirin ky ishte goli i dytë në MLS këtë edicion dhe asistimi i parë në gjashtë ndeshje, duke konfirmuar formën shumë të mirë. /Telegrafi/
PER VIDEO KLIKO KETU