I pari dhe i dytë i Lëvizjes Vetëvendojse janë hedhur në ofensivë totale, njëri për çështje procedurale e tjetri për ta lutur Lidhjen Demorkatike të Kosovës për konsultime për krijimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Periskopi.
Glauk Konjufca ka nisur një letër drejt partive politike për një takim më shumë procedural për seancën konstituive të 15 prillit që do të mbahet të martën (nesër). Disa parti politike tashmë kanë konfirmuar.
Në letrën e tij, Kurti i ‘përgjërohet’ Abdixhikut për takim, madje kurdo që ai është më i lirë dhe në disponim.
Ditët janë e mërkurë nga ora 15:00 apo të enjtën në orën 9:00 ose në 14:00. Deri në këto momente, nuk ka ndonjë konfirmin nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëse do të marrin pjesën në takim e ftuar nga Kurti apo do të refuzojnë.
