Yll Limani e mban sot koncertin e dytë në Prishtinë: Emocion edhe për mua

Këngëtari Yll Limani i ka ftuar edhe sot adhuruesit e tij që të ndjekin koncertin që do të mbajë sot në Prishtinë.

Ai është shprehur i emocionuar që do të mbajë koncertin e dytë në kryeqytet. Koncerti në fjalë do të transmetohet në të gjitha platformat online.

“Far emocioni edhe për mu”, ka thënë Limani në një story në Instagram.

Ylli koncertin e kaluar e ka mbajtur në dhjetor të vitit 2024. /Klankosova.tv