Lekaj me kritika: Ai që shkon me Kurtin nuk ia do të mirën këtij vendi

Lekaj në “Five” të Dukagjinit tha se kreu i NISMA-së, që disa javë më parë deklaroi për një mundësi të hapur të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë temë e padiskutuar fillimisht me kreun e koalicionit, AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

Ai shtoi se nevojitet edhe një arsyetim se përse është deklaruar Limaj në media para një bisedimi me Haradinaj.

“ Sa I përket koalicionit me NISMA, kemi pasur një qëllim dhe një objective para qytetarëve qv të krijojmë një oponencë ndaj Kurtit, Me këto parime kemi bërë koalicion parazgjedhor/ Nuk kemi detaje se pse ka deklaruar lidhur me një koalicion të mundshëm mes NISMAs dhe VV-së, sidomos deklarimet e Fatmir Limaj. Së paku, Limaj ka përvojë politike, dhe paraprakisht të bisedojëme liderin e një program parazgjedhor. Duhet të pyetet kryetari I NISMA-se. Kemi parime. Dhe Haradinaj ka bërë të qartë se kemi një marrëveshje paraprake, për krijimin e oponencës ndaj Kurtit. Vet personalisht Limaj e ka kritikuar Kurtin.

Ne si AAK kemi pesë deputet, ndërsa NISMA 3 deputetë. Patjetër që Limaj u dashtë me komuniku me Haradinaj që të bashkëveprojnë dh enëse gjindet gjuhë e përbashkët për vazhdimin tutje apo nëse ka mendim tjetër kundër asaj parimeve që kemi pasur projektin e përbashkët.

Deri më tani, i kemi të qartë mendimet e 5 deputetëve të AAK-së” tha ai.

Lekaj deklaroi se nuk kemi kërkuar sqarim nga Limaj.

Opozita duhet të jetë unifikuese dhe unike për formimin e qeverisë.  Meqë qytetarët nuk ia kanë dhënë mandatin që pa koalicione të formojë qverinë. Kurti I ka 48 deputetë, fitues I numrave shumicë. Partia e pare. aNuk është fitues I zgjedhjeve për të krijuar institucione pa koalicione. Tri partitë opozitare janë deklaruar lidhur për koalicion të mundshëm pë VV. Vetëm NISMA ka deklaruar disi”, tha Lekaj.

Lekaj u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë mundësi për krijimin e qeverisë së re, pasi që nuk i ka numrat që nevojitet.