Hakerat kanë tentuar të fitojnë akses në adresën e postës elektronike të kreut të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumanit, por nuk ia kanë dalë.
Kështu ka bërë me dije vetë SPAK përmes një njoftimi zyrtar.
“Kanë tentuar të ndërhyjnë në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por pa sukses”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu bëhet me dije se “personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore”.
