Por, rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika rruga iu pre nga disa persona që duket se ekzekutimin e tij me armë zjarri e kishin të planifikuar, raporton Klan Kosova.
Ata i dolën në pritë dhe me një plumb e lanë të vdekur në vendngjarje.
Hetuesit janë duke mbledhur prova teksa motivi, edhe pse u përmend diçka, akoma mbetet mister. /Klankosova.tv

