Abazi thotë se VV-ja po përgjon LDK-në: Po tentojnë ta fragmentojnë përmes hedhjes se mesazheve

Në një intervistë në DPT ME FIDANINN, Abazi pretendoi se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur qasje në këto komunikime të brendshme dhe se publikimi i tyre ka si qëllim dobësimin e LDK-së.

”Mendoj që edhe këto goditje ndaj LDK-së, i ka vet përbrenda Vetëvendosja është duke i qitë realisht”.

Ai ka sugjeruar se ekzistojnë mekanizma të caktuar që mund të jenë përdorur për të nxjerrë këto informata në opinion. “Janë mekanizmat, që po i përdorin”.

“Tentimi i hedhjes së këtyre mesazheve në publik, është të fragmentojë LDK-në. Janë institucione që përcjellin komunikimet”, shtoi Abazi.