Ai ka shtuar se një parti që synon të qeveris me vendin, duhet të tregojë standartë më të larta dhe jo të shfrytëzojë hapësirat e shtetit për interesa të vetat.
“Një subjekt politik që synon të qeverisë vendin duhet të tregojë standarde më të larta – jo të shfrytëzojë hapësirat e shtetit për interesa të veta. Prandaj, takimet konsultative për formimin e qeverisë duhet të mbahen në seli partie ose në ambiente neutrale, e kurrsesi në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Cakolli.
Postimi i plotë:
Nuk është në rregull dhe as s’duhet të normalizohet që takimet “konsultative” për formimin e qeverisë së re të mbahen në ndërtesën e Qeverisë – e aq më pak që për to të lëshojë njoftim Zyra e Kryeministrit. Aq më tepër kur ende nuk ka mandatim zyrtar për formimin e qeverisë, e qeveria aktuale është “në detyrë”.
Kjo nuk është çështje teknike, por një praktikë që zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë, dhe që tregon shumë për mënyrën si konceptohet pushteti.
Një subjekt politik që synon të qeverisë vendin duhet të tregojë standarde më të larta – jo të shfrytëzojë hapësirat e shtetit për interesa të veta. Prandaj, takimet konsultative për formimin e qeverisë duhet të mbahen në seli partie ose në ambiente neutrale, e kurrsesi në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve.