Një termet i fuqishëm ka goditur Tajvanin mëngjesin e sotëm, sipas orës lokale. Tërmeti 7.4 ballësh goditi bregun lindor të ishullit, duke shembur ndërtesa dhe duke vrarë të paktën katër persona, raporton CNN, transmeton Indeksonline,
Tërmeti ndodhi rreth orës 07:58, në jug të qytetit Hualien, teksa thellësia e tij ishte 34.8 kilometra.Sipas Agjencisë Kombe trarë të Zjarrit në Tajvan, të paktën 57 persona janë lënduar nga kjo fatkeqësi. Sipas CNN, dhjetëra ndërtesa janë shembur, ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe shembje gurësh, duke çuar në mbylljen e autostradës kryesore bregdetare.
Tërmeti i ndodhur ka shkaktuar paralajmërime për cunami në Tajvan, Japoninë jugore dhe Filipine. Mbi 91 mijë familje mbeten pa energji elektrike, teksa ekspertet parashikojnë goditje të tjera në ditët në vijim.