Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë e madhe u pa. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.
Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin kosovarin e vdekur nga vetura. Mediumi zviceran, Blick shkruan se 40-vjeçari të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.Vëllai i tij 41-vjeçar ka treguar se vetura i përkiste atij.
“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai. /Insajderi.org/
KLIKO KETU PER FOTO