Nisin thumbat mes moderatorëve të Big Brother VIP dhe Ferma VIP

Në Prime-n e fundit të “Ferma Vip”, moderatorja Fjoralba Ponari përdori një shprehje popullore tek tha: “Pema me kokrra gjuhet”.

Ndërkohë gjatë spektaklit të së shtunës të “Big Brother Vip”, Ledion Liço përdori po të njëjtën shprehje. “Siç do thoshte një shprehje, pema me kokrra gjuhet”- tha ai ndërsa e shoqëroi këtë shprehje me një mimikë “ironizuese”.

Kujtojmë se pak ditë më parë nuk mungoi një thumb edhe nga ana e Fjoralbës, e cila tek po i përgëzonte fermerët për energjinë pozitive që përcjellin, tha se ata kanë rivendosur standartin e të bërit reality show në Shqipëri. Një deklaratë kjo që u mor si thumb për BBV, pasi siç dihet banorët e këtij programi shquhen për debate të forta dhe zhurmë në shtëpi.