U gjet pa shenja jete dje në Drenas, burri që vdiq afër Feronikelit ishte rojtar

Një punëtor u raportua se është gjetur pa shenja jete afër Feronikelit në Drenas.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se i njëjti ishte punëtor sigurimi.

“HETIM I VDEKJES- Gllogoc / 30.03.2025 – 07:21. Viktima mashkull kosovar (roje sigurimi) derisa ishte në detyrë në një fabrikë, dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”