Përveç fotografisë mbanë edhe emrin e dëshmorit më të ri Faton Vishaj.
Ky e gjithë të tjerët janë mbledhur këtu në Beleg për t’i kujtuar 46 të vrarët mëngjesin e 29 marsit 1999-të nga forcat serbe.
Këtë ditë ata që edhe vetë e përjetuan e kanë mjaftë të freskët në kujtime.
Qysh nga ajo ditë kanë kaluar rrafsh 26 vjet por dikë një brengë po e përcjellë edhe tash.
E Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit këtë e konsideron si masakrën më të madhe në komunë.
Sipas veteranëve të luftës këto vrasje masive u bënë në shenjë hakmarrjeje një ditë pasi forcat serbe pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
