KQZ njoftoi dje Qeverinë dhe partitë për certifikim të rezultateve, Kurti dhe ministrat nuk japin dorëheqje për ta zbatuar ligjin (DOKUMENT)

Sot në ora 16:00 do të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Pasi Gjykata Supreme nuk e aprovoi asnjë nga ankesat, KQZ-së iu hap rruga për të certifikuar rezultatet.

Demokracia.com ka siguruar letrën që KQZ ua dërgoi dje partive politike.

Në bazë të kësaj letre , Kurti dhe ministrat e tij duhet të kishin dhënë dorëheqje për të respektuar ligjin.

Deri më tani, Kurti po e injoron këtë, duke mos dhënë dorëheqje. Pritet të shihet nëse para orës 16:00 do të japin dorëheqje nga pozitat e tyre kryeministrit dhe ministrat. /Demokracia.com