Robert Berisha flet për Adelina Ismailin: Ajo nuk ka mundur të dalë nga shtëpia pa sigurim sepse ka qenë yll

Këngëtari Robert Berisha është komentuar disa herë për shoqërinë e tij me atë që shquhet si diva e estradës shqiptare, Adelina Ismaili, historia e njohjes së dyshes me njëri-tjetrin duket se i ka fillet në fëmijërinë tyre, pasi të dy janë rritur së bashku në të njëjtën lagje dhe kanë qenë edhe në shkollë bashkë.

Këtë e tregoi vet Berisha në një intervistë të fundit në “Why Not”, ku foli në superlativ për këngëtaren e madhe.
“Komshinj, me vite të tëra, jemi rritur bashkë, kemi qenë në shkollë të muzikës bashkë, në të mesmen dhe në Akademi, pastaj në 99-tën lufta, unë ika në Amerike, e kam pasur shoqe shumë të mirë”, tha Berisha, ku tutje, ai u shpreh se nuk beson që një këngëtare e ditëve të sotme, mund t’i arrijë sukseset që dikur i ka arritur Ismaili.

“S’besoj që do të arrijë sot një këngëtare famën që e ka arritur kjo në vitet 90’, pa rrjete sociale, edhe çmimet që i ka marrë Adelina Ismaili në vitet 90’, sot disa këngëtare që shprehen ‘Unë kam këtë çmim, atë çmim’ – kjo është vetëm përkohësisht, kjo e ka marrë me vite të tëra atë çmim, ka qenë më e paguara dhe kjo s’ka mundur të dalë pa sigurim, kjo ka qenë e izoluar në shtëpi sepse kjo ka qenë yll”, ka thënë Roberti.
PER VIDEO KLIKO KETU