Shteti i Kosovës ka vazhduar të shtojë flotën e veturave të marra me qira dhe të blera gjatë viteve të fundit, shkruan Demokracia.com.
Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), nën Ministrinë e Financave dhe Transferimeve (MFPT), e drejtuar nga ministri Hekuran Murati, ka rekomanduar kompaninë “Auto Mita” edhe për dy kontrata të reja për furnizim me vetura me qira
Kontrata e parë, e cila përfshin modelin 1 të veturave, parasheh furnizimin me 83 automjete me një vlerë prej 1,449,180.00 euro për një periudhë 60-mujore.
Kontrata e dytë është për modelin 5 të veturave, në një sasi prej 93 copësh, me një vlerë prej 2,047,860.00 euro.
Në fund të vitit të kaluar, AQP hapi një tender në vlerë prej rreth 5 milionë euro për furnizimin me vetura për nevojat e institucioneve shtetërore. Fituesit për dy prej këtyre lotëve në fund të janarit 2025 janë shpallur kompanitë “Auto Mita” SH.P.K. për Modelin 3 në vlerë prej 1,107,000.00 euro dhe “Mercom Auto” SH.P.K. për Modelin 4 në vlerë prej 1,920,000.00 euro.
Lotët e tjera ishin anuluan për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme.
Kontratat parashikonte furnizimin me qira të 235 veturave për një periudhë 60-mujore, por ishin kontraktuar vetëm 180 vetura.
Me rekomandimin e dy kontratave sot, numri veturave ka arritur në 256 copë.
Në një periudhë kur nevojat për investime kapitale në infrastrukturë dhe shërbimet bazike janë akute, shpenzimet e konsiderueshme për vetura zyrtare shfaqin pyetje në publik.
Në vitet e fundit, AQP ka lidhur marrëveshje me vlerë milionëshe për furnizimin me vetura për institucionet publike. /Demokracia.com/