Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se cilat rrugë kanë mbetur pa ujë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjet, mbesin pa furnizim me ujë rrugët “Muharrem Fejza”, “Holger Petersen”, Rruga “B”, “Ukshin Kovaqica”, “Jakov Xoxa”, “Ahmet Gashi”, “Muhamet Qami” edhe rrugët përreth Mati-1.
Poashtu bëhet e ditur se ekipet teknike janë ende në terren për gjetjen e defektit, njofton Klankosova.tv.
