Kufizimi i përdorimit të këtyre rrjeteve sociale, në mënyrë direkte çon në reduktim të vetmisë dhe depresionit sipas studimit të publikuar nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë. Në kuadër të studimit, kërkuesit kanë vëzhguar 143 studentë përgjatë tre javëve.
“Është ironike, por ndoshta jo e habitshme, që reduktimi i rrjeteve sociale, që duket sikur na ndihmon të lidhemi me të tjerët, në fakt ndihmon njerëzit të ndihen më pak të vetmuar dhe depresivë”, thuhet në studim.
