Manchester City ka dështuar sërish të fitojë, duke barazuar 2-2 me Brighton, njofton Klankosova.tv.
“Qytetarët” realizuan tri nga katër golat e këtij ballafaqimi, veçse njërin në portën e gabuar.
Erling Halaand nga penalltia i kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 11-të.
Mysafirët barazuan shpejtë, ku pa kaluar dhjetë minuta të plota, Pervis Estupinan neutralizon gjithçka.
Insistimi i “Citizns” vazhdoi, andaj Omar Marmoush sërish ngriti në këmbë tifozët në stadiumin “Etihad”.
2-1 përfundoi pjesa e parë, por për ekipin e Pep Guardiolas, e dyta nuk nisi mirë.
Që në minutën e tretë të këtij fraksioni, Abdukodir Khusanov shënon ‘autogol’, duke barazuar shifrat në 2-2, e që do të ishte në fund rezultati përfundimtar, raporton Klankosova.tv.
Pas këtij hapi fallso, Manchester City ngelet një pikë prapa vendit të katërt, të cilin aktualisht e mban Chelsea, me 49 pikë.
“Blutë” e luajnë nesër derbin e kryeqytetit me Arsenalin dhe nëse fitojnë, do të shkëputeshin edhe më, për t’ia vështirësuar shumë Cityt, kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
