Xhudistja Dodaj renditet e 5-ta në Kupën Evropiane për Kadetë

Ajo në rrethin e parë mposhti Teodora Teisanu nga Rumania, në xhiron e dytë mposhti Mira Vas nga Hungaria, njofton Federata e Xhudos së Kosovës transmeton Klankosova.tv

Xhudistja kosovare në xhiron e radhës mposhti Arabela Kostanjevecin nga Sllovenia, kurse në çerekfinale ajo mposhti me Ippon, Paula Findrik nga Kroacia.

Në gjysmëfinale ajo humbi nga Alexandra Chiron nga Moldavia.

Në luftën vendimtare për të bronztën, Sidorela Dodaj, u mposht nga Melody Grenier nga Kanada.