Ajo jo vetëm që ia uroi më të mirat të dashurit, por i falënderoi edhe prindërit e tij, pasi janë ata që e lindën e e rritën, transmeton Klankosova.tv.
“Në një ditë si kjo lindi njeriu që më mbush qelizat e mia me lumturi, dashuri dhe paqe. Faleminderit që je miku i zemrës, krahu im i djathtë, motivi për të besuar në dashurinë e maturuar. Jam e bekuar që je pjesë e jetës sime, e familjes time dhe që kam fatin të kem mrekullinë e 8-të të botës në zemrën time”
“Të dua shumë, gëzofshim e festofshim edhe 10 vitet e ardhshme”.
“Dua të falënderoj edhe prindërit e tu që lindën e rritën një njeri me zemër të artë, siç je ti”, ka shkruar Dosti.