BE zgjeron sanksionet ndaj rusëve – por Hungaria i largon disa nga lista

Bashkimi Evropian po zgjeron sanksionet ndaj afro 2400 individëve dhe subjekteve të lidhura me Rusinë, tha presidentja e Komisionit Evropian, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Në një postim në platformën X, Ursula von der Leyen thotë se sanksionet përfshijnë ndalimin e udhëtimit, ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e fondeve dhe burimeve dhe synojnë të “rrisin presionin ndaj Rusisë”.

Katër persona janë hequr nga lista, thanë zyrtarët – biznesmenët Vladimir Rashevsky dhe Vyacheslav Kantor, ministri rus i sportit Mikhail Degtyarev dhe motra e oligarkut Alisher Usmanov. Tre të fundit u hoqën me kërkesë të Hungarisë, vendi i BE-së që është më miqësor me Rusinë.