Studentë dhe qytetarë serbë nga Mitrovica e Veriut, nisen për në Beograd

Studentë dhe qytetarë nga Mitrovica e Veriut u nisën për në Beograd në prag të një tubimi të madh studentor më 15 mars.

Autobusi dykatësh u nis për në Beograd sot në mëngjes rreth orës 7.

Mes atyre që udhëtuan drejt kryeqytetit serb ka studentë dhe qytetarë që zakonisht mblidhen një herë në javë për të nderuar të vrarët nga shembja e strehës stacionin hekurudhor në Novi Sad. Disa studentë nga Universiteti në Mitrovicën e Veriut janë nisur para disa ditëve drejt Beogradit për t’iu bashkuar tubimit të madh të paralajmëruar për nesër

Për të tretën herë radhazi atyre iu ofrohet transporti falas.

Joe Travel, një kompani private transporti, po ofron transport falas për studentët dhe qytetarët në tubimet studentore anembanë Serbisë për të tretën herë.

Pas Kragujevacit dhe Nishit, edhe sot kjo kompani po shkon falas për në tubim në Beograd, në prag të 15 marsit. Goran Antiq, pronari i Joe Travel, më herët ka folur se si ka marrë pjesë në protestat e studentëve si student, është i zëshëm kundër pushtetit aktual dhe, siç beson ai, në të kaluarën i janë dëmtuar autobusët në disa raste për shkak të kësaj.