Gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:00, njësia e hetimeve e stacionit policor në Kaçanik, gjatë një kontrolli të realizuar në fshatin Semajë, ka ndaluar një automjet të tipit xhip me targa vendore, i drejtuar nga personi B.Sh., 41 vjeç.
Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu dhe gjashtë fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore.